Djegia e Notre Dame/ Angelo Massafra: Rrija para televizorit dhe lutesha për të

Përmes një lidhjeje me skype me emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër Pult, monsinjor Angelo Massafra tha se e kishte ndjekur me shqetësim ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Francë, kur katedralja u përfshi nga flakët.

“Kam qenë para televizorit deri në 11 të natës, jam shumë i trishtuar, shumë i mërzitur, isha në lutje. Ky është një lajm i hidhur jo vetëm për katolikët, por është qendra e zemrës së Francës dhe Evropës. Një prej katedraleve më të bukura të stilit gotik. Është pasuri e të gjithëve.”,– tha Massafra./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Ramush Haradinaj jep dorëheqjen

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.