Djali hero i mori armën terroristit, pasi vrau 49 persona në Zelandën e Re

Një i mbijetuar i sulmeve terroriste të Zelandës së Re ka treguar sesi një i ri guximshëm i mori armën nga dora terroristit, Brenton Tarrant.

Të premten, 49 persona vdiqën pasi një njeri i armatosur hyri në dy xhami në Christchurch, në fillim të lutjes së të premtes dhe filloi të qëllonte mbi njerëzit. Brenton Tarrant e transmetoi live gjithë ngjarjen.

Ndërkohë, një dëshmitar i ngjarjes, Syed Mazharuddin tha se, një djalë i ri ka rrezikuar jetën e vet, duke i marrë armën terroristit. Pasi ia mori armën nga dora, terroristi u largua me vrap. Megjithëse arriti të arratisej, policia e arrestoi dhe të shtunën doli para gjykatësve, të cilët e akuzuan për vrasjen e 49 personave, informon dritare.net

LEXO DHE :  Berisha: Ju tregoj tenderët e drejtorit të Postës!

“Djaloshi i ri që zakonisht kujdeset për xhaminë, shfrytëzoi një mundësi që iu dha, u kthye dhe ia mori armën terroristit. Heroi u përpoq ta ndiqte atë, por pavarësisht se qëlloi mbi të ai u largua. Djali hero vrapoi pas tij, por atë e prisnin njerëz të tjerë në fund të rrugës, dhe mundi të arratisej për pak kohë.”,- tha dëshmitari./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.