“Diva Show” quheshe mbrëmja e djeshme, ku performuan katër këngëtaret e talentuara shqiptare. Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima shkëlqyen duke kënduar live, disa nga këngët e tyre më të mira dhe më të pëlqyera.
Ishte një atmosferë shumë e bukur, ku dhe artistë të shumtë ishin të pranishëm aty si Aurela Gaçe dhe Miriam Cani, për të ndjekur këtë shfaqje të bukur./D.M-Dritare.net