Dita e zgjedhjeve: Shenjat astrologjike të liderëve përballë njëra tjetrës

Ashtu si të gjithë ne edhe liderët tanë kanë shenja të ndryshme astrologjike. Edi Rama  është i shenjës së gaforres, Lulzim Basha është binjakët, Monika Kryemadhi është dashi dhe presidenti Ilir Meta po i shenjës së dashit. Zbuloni si do jetë fati i këtyre shenjave në një ditë të rëndësishme siç janë zgjedhjet, në një ditë përplasjeje të madhe siç është 30 qershori.

Dashi

Ditë e paqëndrueshme do jetë kjo e sotmja për dashët kokëfortë. Herë do ndihen të gëzuar e herë do mërziten. Në përgjithësi ata veprojnë sipas humorit të tyre dhe acarohen shpesh. Mendojnë gjithmonë për veten në fillim dhe pastaj për të tjerët. Më 30 qershor dashët duhet të bëjnë të pamundurën të shmangin debatet me ata që i rrethojnë dhe duhet t’i lënë gjërat të rrjedhin natyrshëm. Rezultatet e arritura do ju japin goxha kënaqësi për momentin. Gjithsesi nuk duhen bërë përpjekje përtej të logjikshmes sepse gjithçka do ju kthehet kundër. Pa analiza dhe gjëra të mirëmenduara nuk duhet të hedhin asnjë lloj hapi.  Shprehja e ditës është “Nëse ankoheni për çdo gjë në këtë botë, nuk keni për të qenë përherë qytetar i saj”.

Binjakët

Ditë e vrenjtur dhe me shumë bubullima do jetë kjo e sotmja për binjakët që ndryshojnë shpesh mendim dhe nuk dinë çfarë rruge të zgjedhin. Ata do kenë diskutime të vështira që do lenë gjurmë edhe tek e ardhmja. Mirë është që për çdo gjë të mendohen mirë para se të flasin. Yjet gjithashtu iu rekomandojnë të mbrojnë idetë, të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe të hapin një faqe të re. Binjakët në përgjithësi nuk duan të dalin nga fjala e dhënë, por ja që ndonjëherë për të mirën e përbashkët duhet bërë gjithçka. Shprehja e ditës për ta është “Ndihmo veten që edhe yjet të të ndihmojnë ty”.

LEXO DHE :  Këto foto nga xhirimet e filmit të Ermal Mamaqit, do t'ju shkrijnë së qeshuri !

Gaforrja

Fati do jetë me personat e kësaj shenje mjafton që ata të tregohen të matur dhe diskretë. Nuk duhet t’ua tregojnë të gjithëve ato që do kenë në mendje sepse dikush mund të përfitojë. Qielli do jetë gjysmë me diell e gjysmë me re. Propozimeve që do ju bëhen mirë është t’ua vënë veshin dhe  kanë për të dalë të fituar. Pritet që orientimi të ndryshojë tërësisht tani e tutje. Edhe pse në përgjithësi ata nuk kanë shumë besim tek vetja, sot për çudi do ju duket sikur mund të ndryshojnë botën. E meta e kësaj shenje është se kur mendojnë diçka janë të bindur se kanë të drejtë dhe nuk ka më kthim pas. Shprehja e ditës është “ Ec gjithmonë përpara si deveja kur udhëheq karvanin”. /A.S-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.