Dita e Sulltan Novruzit, Baba Mondi uron besimtarët bektashinj

Sot bektashinjtë festojnë Ditën e Sulltan Novruzit. Në një ceremoni të zhvilluar për besimtarët bektashinj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj, uroi të gjithë shqiptarët.

Baba Mondi  tha se 22 marsi do të nxisë dashuri për njëri-tjetrin dhe u bëri kërkesë shqiptarëve të mos braktisin Shqipërinë. Ai foli dhe për jetën e imam Aliut.

Jeta dhe vepra e tij përbën një model të shkëlqyer për botën myslimane. 22 marsi do na nxisë dita ditës për më shumë dashuri me njëri-tjetrin. I lutem zotit lart për një të ardhme sa më të mirë dhe jo numëro këto realitet të trishtuar. I kërkoj shqiptarëve të mos braktisin Shqipërinë. Zoti i bekoftë të gjithëve amin. Më lejoni të filloj ceremoniinë . Dashuria e Aliut  dhe  drejta e Aliut në këtë komb është si e drejta e prindërve me fëmijët”, u shpreh Baba Mondi./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Ushtria që mund ti “hajë kokën” Ilir Metës

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.