Dita e parë e shkollës, do ju pëlqejë shumë, si festohet në botë!
Dritare.net
Gjermania
Fillimi i shkollës fillore në Gjermani, është një preokupim, si për fëmijët ashtu dhe për prindërit. Ata duhet të ndjekin një rit të veçantë. Fëmijët që shkojnë në klasë të parë duhet të marrin një buqetë speciale nga prindërit dhe kujdestarët e tyre. Buqeta duhet të ketë brenda çokollata, lodra, libra e lapsa. Kjo është si një shenjë festive për nisjen e klasës së parë.
Tradita ka nisur që prej shekullit XVIII, dhe vijon të jetë si më parë. Edhe Austria e aplikon të njëjtën gjë, me fëmijët e klasës së parë.
Rusia
1 shtatori është Dita e Dijes në Rusi, që shënon fillimin e viti të ri shkollor. Nëse datë 1 shator i bie e shtunë, fëmijët do shkojnë në shkollë dhe vetëm do festojnë. Dita e Dijes u krijua nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1984, dhe me datë 1 shtator të gjithë, mësues, prindër, nxënës, madje dhe studentë, ndjekin në shkolla shfaqjet me poezi, këngë dhe fjalime motivuese. Nxënësit vishen sipas rregullave të shkollës. Vajzat, për shembull, të gjitha kanë një shirit të bardhë në flokë.
Mësuesve u jepen lule dhe tulipanë nga fëmijët. Ata rreshtohen dhe presin derisa të bjerë zilja e parë, që shënon fillimin e vitit të ri shkollor. Tradicionalisht një fëmijë i klasës së parë duhet të ulet në supet e një studenti, i cili duhet ta mbajë ashtu përmes gjithë turmës, derisa zilja të tringëllojë.
Japonia
Në Japoni, fëmijët në ditën e parë të shkollës marrin një çantë shpine të veçantë. Ajo nuk është si gjithë çantat e tjera, është e dizajnuar në mënyrë të atillë që të zgjasë 6 vjet, aq sa zgjat shkolla fillore në Japoni.
Çanta është e shtrenjtë dhe prindërit shpenzojnë shumë para për ta blerë. Fillimisht, këto çanta ishin vetëm në dy ngjyra. E kuqe për vajzat dhe e zezë për djemtë. Tani ata janë në gamë të gjerë ngjyrash dhe dizajnesh. Thuhet se kjo çantë është bërë me qëllim për fëmijët, në mënyrë që ata të kujdesen për pronën e tyre.
Ndërkohë veç këtyre 3 shteteve, ka dhe shtete të tjera që kanë tradita për ditën e parë të shkollës. Për shembull, në Itali fëmijët marrin uniforma të reja, të cilat janë me stile të ndryshme dhe të personalizuara.
Në Amerikë, fëmijët që shkojnë në klasë të parë është emocion, sepse ata për të shkuar në shkollë do të udhëtojnë me autobusin tradicional të shkollës, ngjyrë të verdhë.
Sigurisht, ka familje që ndjekin dhe traditat e tyre, sepse kjo do t’i bëjë ata të lënë një shenjë për fillimin e vitit të ri shkollor./E.B-dritare.net