Disa këshilla që duhet të ndiqni tani në verë. Mos i humbisni, do t’u duhen!
Dritare.net
Më poshtë do të lexoni disa këshilla të dhënë nga specialistët, të cilat nuk duhet ti humbisni.
Mos dilni gjatë orëve më të nxehta- Nuk duhet të dilni gjatë orëve të nxehta, që është nga ora 11 deri në 18. Ky orar nuk është i rekomanduar veçanërisht për fëmijët shumë të vegjël dhe të moshuarit. Nuk duhet të frekuentohen qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i ozonit rritet për shkak të makinave dhe industrisë. Gjatë valëve të nxehta, vlerat e këtij gazi ndotës shpesh tejkalohen dhe shkaktojnë dëme në shëndetin e popullatës, sidomos për njerëzit me sëmundje respiratore ose astmë.
Mos bëni sport gjatë orëve të nxehta- Ne duhet të shmangim aktivitetin fizik në ajër gjatë orëve më të nxehta të ditës, jo vetëm nga atletët amatorë, por edhe nga atletët profesionistë.
Kujdes ndaj veshjeve- Është e domosdoshme të vishen veshje të lehta dhe të rehatshme, si në shtëpi ashtu edhe jashtë: veshje prej pambuku ose prej liri. Jashtë shtëpisë është gjithashtu e nevojshme të mbroni kokën nga rrezet e diellit duke mbajtur kapele syze dielli.
Mos harroni kremin mbrojtës- Është e rëndësishme të mbroni lëkurën nga djegia e diellit duke përdorur krem me një faktor të lartë mbrojtës.
Kurrë mos lini dikë në makinë, madje edhe për një kohë të shkurtër- Kurrë mos i lini fëmijët apo kafshët në makinë, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, nëse makina është e parkuar në diell. Në qoftë se merrni një makinë që ka qenë e parkuar në diell, së pari, hapni dyert në mënyrë që të freskohet vendi, dhe pastaj filloni udhëtimin me dritare të hapura ose përdorni sistemin e kondicionimit të makinës për të ulur temperaturën e brendshme.
Pini 2 litra ujë në ditë dhe hani sa më shumë fruta- Në rrethana normale, sasia e ujit në trup kontrollohet nga etja dhe produkti urinar. Jeni të etur, pini ujë, shkoni në tualet, dhe cikli i ujit përsëritet sërish. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë të konsumoni më shumë ujë se zakonisht dhe mos prisni deri kur të keni etje. Sipas tyre, pini 2 litra ujë në ditë dhe hani sa më shumë fruta. Ekspertët rekomandojmë që të pini ujë nga pak dhe shpesh, sepse kjo është mënyra më e mirë për të qëndruar të hidratuar
Freskoni shtëpinë- Tregoni kujdes ndaj ushqimit, mundohuni të hani ushqime të freskëta, të bëra në shtëpi dhe shmangni ushqimet e blera jashtë. Pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta, shmangni pijet alkoolike. Mos hani shumë, hani disa herë dhe në sasi të vogla./e.k-Dritare.net