Ashtu sikurse mund të keni një listë të gjatë të gjërave primare, edhe veshja e fëmijëve duhet të jetë shumë e rëndësishme.
Ne sot do ju tregojmë se si të vishni fëmijët e grupmoshave të ndryshme. Nëse jeni prindër të rinj dhe keni fëmijë të moshës 0-9 muaj, keni një shumëllojshmëri veshjesh, duke filluar nga paliçetat te batanijet për të mbajtur ngrohtë ëngjëllin tuaj.
Për moshën 6-36 muaj, ka shuëm dizajne fantastike, pasi dhe mosha e fëmijësh ju lejon për më shumë zgjedhje. Pantallonat e kuqe dhe pulovra me drerin e Krishtlindjes, e bën festiv stilin e të voglit tuaj për festa.
Ndërsa për vajzat ka me dhjetëra kombinime që janë të modës më të fundit. Bluzat me temina dhe fundet me pala, do ta bëjnë të voglën tuaj të duket si një zonjushë elegante.
Djemtë edhe pse nuk lodhen për tu veshur, kanë rrobat më të bukura. Për djemtë tuaj të vegjël dritare.net iu sugjeron një xhaketë prej lëkure me push brenda që e mban ngrohtë ose pulovra dhe xhinse për një stil sa më praktik.
Edhe për vajzat që kanë një moshë më të rritur nga 8 deri në 14 vjeç, ju sugjeron t’i vishni për Vitin e Ri me fustane të kuqe./I.M-/dritare.net