Dimri i ftohtë, koha më e mirë për një puding me kakao

Si thoni për një puding me kakao, tani që jashtë bën ftohtë? Një ëmbëlsirë e shijshme dhe falë recetës që ju ka sjellë dritare.net, do ta keni edhe më të lehtë ta përgatisni

Përbërësit:
1 litër qumësht
1 gotë çaji me sheqer
2 lugë gjelle me kakao
2 lugë gjelle me miell
1 lugë gjelle me nisheshte

Përgatitja: 
Në një tenxhere shtoni qumështin, miellin, sheqerin, niseshtenë dhe kakaon. E trazoni vazhdimisht nën një zjarr mesatar derisa masa të trashet. Pas rreth 10 minutash e heqim nga zjarri dhe me kujdes e shpërndajmë pudingun nëpër gota. Para se ta konsumoni e lini të ftohet pak. Sipas dëshirës, mund ti shtoni sipër arra të grira imët ose rrush të thatë./dritare.net

LEXO DHE :  Kandidati i Bindjes Demokratike tërhiqet nga gara për Bashkinë e Kamzës, ja pse!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.