‘Dil e shih kur zbret Luli me çanta nga shtëpia’, Balla: PD u financua nga familjari i Putin
Dritare.net
"Lulzim Basha në fushatën e 2017-ës mori 1 milion dollar nga dy oligarkë, njeri familjar i Vladimir Putinit dhe këto para i përdori për të afektuar përmes lobingut”, tha Balla në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo".
"Të gjithë e dinë. Fundi i Lulzim Bashës është kjo dosje. Po dosja 339? Ato po hetohen. Në prokurori ka një dosje për rastin në fjalë. E nxis prokurorinë që t’i shkojë deri në fund dhe nëse ka ndonjë politikan që ka përdorur lidhjet kriminale të shkojë në burg. Por në fushatën e 2017 një parti u financua nga Rusia. Dil e shih kur del Luli me çanta nga shtëpia. Në cilin vend zbulohet që një parti që synon të vijë në pushtet, lideri i vet firmos të bëjë një kontratë lobimi. Paratë paguhen nga kompani që vijnë nga Rusia dhe Basha është person përgjegjës dhe po hetohet nga SHBA", u shpreh Balla./e.k-Dritare.net