Dialog për të lumturuar palët? Manjani: U shoftë kjo ide

Ylli Manjani ish-ministri i LSI-së, në një postim në Facebook ka ironizuar deklaratat e ndërkombëtarëve për dialog politik mes palëve në Shqipëri.

Ish-ministri i Drejtësisë shkruan se nëse dialogu synon “lumturimin” e palëve, apo kryetarëve të partive, u shoftë kjo ide.

Gjithashtu Manjani shkruan se “Shqipërisë sot i duhet vetëm një datë zgjedhjesh politike dhe duhet rivendosur pluralizmi politik në Parlament.”

Postimi i Manjanit

“Duhet dialog politik”- thonë.

LEXO DHE :  Video/ Genta Ismaili kapet duke u puthur me të dashurin, kush është ai?

Dakort!

Në parim, dialogu është koncept i pakundërshtueshëm.

Pyetja e vërtetë është:

Për çfarë e me ç’objektiv?

Nëse dialogu synon “lumturimin” e palëve politike, apo kryetarëve të partive, u shoftë kjo ide!

Nuk kemi hiç nevojë për këtë.

Shqipërisë i duhet sot vetëm një datë zgjedhjesh politike. Duhet rivendosur pluralizmi politik në Parlament.

Pastaj vijnë të tjerat…

Nëse ky është objektivi i dialogut po, e mirëpresim!/e.k-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.