Dhuratat që nuk i duhen bërë dikujt sipas shenjës së tij astrologjike

Këto janë dhuratat më të këqija që mund t’i bëni dikujt për festa sipas shenjës që ai ka në zodiak.

Dashi: Një parfum. Nuk ka gjë më banale se t’i dhurosh një dashi një parfum. Kjo dhuratë nuk do i pëlqejë aspak pasi ky person adhuron dhuratat e personalizuara.

Demi: Një dhuratë pa vlerë. Sipas Dritare.net, këta persona janë mjaft materialistë. Nëse iu bëni një dhuratë ajo duhet të ketë vërtet vlerë të madhe.

Binjakët: Një bizhuteri. Një dhuratë e tillë nuk do i pëlqejë shumë një personi të kësaj shenje sepse ai preferon gjërat me vlera simbolike.

Gaforrja: Një çokollatë. Personat e kësaj shenje adhurojnë gjërat që do mund t’i ruajnë në kohë dhe jo gjëra që konsumohen dhe mbarojnë.

Luani: Një veshje. Këta persona duan gjëra të veçanta dhe nuk i preferojnë shumë veshjet. Gjithsesi nëse nuk gjeni mundësi tjetër zgjidhni një të tillë që të jetë origjinale dhe që ta dallojë nga turma.

Virgjëresha: Një dhurate të shtrenjtë. Nëse një person i kësaj shenje merr vesh se ju keni harxhuar shumë për të do mërzitet. Më mirë dhurojini diçka simbolike dhe jo të shtrenjtë.

LEXO DHE :  Rama letër publike Bashës: Ulemi pa humbur kohë në tryezën e dialogut pa kushte

Peshorja: Një aksesor kot. Sipas Dritare.net, personat e kësaj shenje adhurojnë gjërat e bukura e të rafinuara. Mos bëni gabim t’iu dhuroni diçka që nuk do ju pëlqejë.

Akrepi: Një dhuratë pa histori. Personat e kësaj shenje adhurojnë dhuratat që të kenë një histori brenda tyre dhe mistri i emocionon akoma më shumë.

Shigjetari: Një dhuratë tradicionale të vendit tuaj. Këta persona pëlqejnë shumë udhëtimet dhe zbulimet kështu që më mirë dhurojini diçka që simbolizon kulturat e huaja.

Bricjapi: Një dhuratë që do hidhet shpejt. Ashtu si gaforret edhe personat e kësaj shenje preferojnë dhurata që t’i ruajnë gjatë.

Ujori: Një objekt dekorimi. Ata nuk janë të dhënë pas këtyre objekteve dhe preferojnë më shumë pajisjet e teknologjisë së fundit.

Peshqit: Një CD me muzikë të vjetër. Kjo dhuratë nuk do i pëlqejë aspak një personi të kësaj shenje sepse gjithë kohës është në kërkim të gjërave të reja. /A.S-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.