Dhuna në stadiume/ Lleshaj: Policia nuk i nënshtrohet shantazheve
Dritare.net
Lleshaj, ka deklaruar se policia nuk i nënshtrohet shantazheve, dhe se nga gjithë ato të ardhura që prodhohen në industrinë e futbollit, asgjë nuk shkon tek policia e shtetit.
A do t’i nënshtrohet ose jo shantazheve të FSHF-së Policia e Shtetit dhe të vendoset brenda stadiumeve?
Policia e Shtetit ka listuar një mori argumentesh që sqarojnë pozicionin. Më vjen keq që kampionati është ndërprerë, jo për faj të Policisë. Sigurisht që Policia nuk ndjehet indiferente ndaj saj. Sigurisht që Policia nuk i nënshtrohet shantazheve. Aty ka një përcaktim ligjor, që barrën e sigurisë e ka vetë Federata. Në fund të fundit futbolli është një industri që prodhon të ardhura. Dhe këto të ardhura nuk shkojnë tek policia e shtetit. Ne do diskutojmë që të gjejmë një rrugë që kampionati të zhvillohet në kushte normale sigurie. Nëse do ishte për ligjin kjo do të mbyllej që këtu, pasi ligji e ngarkon Federatën me të gjitha këto përgjegjësi./ I.M-Dritare.net