E vrau dhe murosi/ Gruaja italiane në lidhje me shqiptarin, si e planifikoi vrasjen!
Dritare.net
Nxitësja e vrasjes ka qenë një grua 64-vjeçare, që jetonte në Xhenova, e cila kishte pasur një marrëdhënie me viktimën. Pasi viktima prishi lidhjen me të në 2012-ën, ajo priti një vit për t'u hakmarrë.
"Ajo nuk e pranoi që ai e la, dhe priti më shumë se një vit për t'u hakmarrë.",- tha kryeprokurorja italiane e çështjes. 64-vjeçarja ka pritur më shumë se një vit, duke kërkuar pëlqimin e bosit në Riesi, vendin e saj të origjinës, në provincën e Caltanissetta. Aty pajtoi edhe disa anëtarë të mafies, që të bënin ekzekutimin e shqiptarit. Astrit Lamaj u josh në Muggiò, nën pretekstin e shitjes së një sasie droge. Por, sapo erdhi, ai u rrethua nga disa njerëz, u rrah, e mbytën dhe me pas për të humbur gjurmët e murosën në murin e vilës.
Gruaja, e cila për 30 vjet ka jetuar në Genova, ka vepruar me ftohtësi: "Edhe pse e njihte vëllain e viktimës, i cili po e kërkonte nuk ka thënë asnjë fjalë. Katër të arrestuarit akuzohen për vrasje dhe fshehjen e kufomës.",- tha kryeprokurorja./K.C/dritare.net