
Vrasës serialë dhe mistere, brenda hotelit më të frikshëm në botë!
Dritare.net

Ata janë përshëndetur me një pritje të luksoze, vendi që është i mbizotëruar nga statuja, dysheme mermeri dhe fenerë të varur nga tavani i tij.
Por prapa hollit gjithë shkëlqim qëndrojnë sekretët e errëta.
Hoteli, i vendosur në Los Anxhelos, njihet për ngjarje drithëruese. Lidhet me vrasës serialë, vdekje misterioze dhe vetëvrasje, dhe shumë janë të bindur se fantazmat ecin nëpër korridore. Ky hotel ishte frymëzim edhe për episodet e American Horror Story dhe ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e medieve, informon dritare.net
Disa thonë se, Elizabeth Short vizitoi hotelin, para se ajo të vritej brutalisht. 22-vjeçarja e cila u quajt "Dahlia e Zezë", mund të ketë shkuar për një pije në hotelin famëkeq.
Më pas, në vitet 1980 edhe Richard Ramirez u përfol se kishte qëndruar atje.
Vrasësi serial amerikan, me nofkën Night Stalker, kreu një seri përdhunimesh dhe vrasjesh në Los Anxhelos midis viteve 1984-1985.
Ndërkohë edhe austriaku Jack Unterweger, i cili u akuzua për 11 vrasje, qëndroi në hotel në vitin 1991.
Një nga tragjeditë më të fundit që u regjistrua në hotel ishte vdekja e Elisa Lam. Studentja kanadeze qëndroi në Cecil në 2013-ën dhe u kap nga kamerat para se ajo të zhdukej.
Nuk kaluan shumë javë kur u gjet trupi i pajetë i saj. Punonjësit e zbuluan Elisën, pasi të ftuarit u ankuan se nëpër rubinete po shpërndahej një lëng me shije të çuditshme.
Mbetjet e trupit të Elisës u zbuluan në rezervuarin e ujit të hotelit. Një nga njerëzit që dyshohet se vrau Elisën është edhe Nikki DuBose, i cili dëshironte të mësonte më shumë rreth atyre që ecnin në sallat e hotelit. Reputacioni i hotelit është ai që afron më shumë kriminelët, pasi askush nuk mund t'i rezistojë një misteri./ Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

















