Drogoi dhe përdhunoi 190 djem, burgoset përjetë studenti në Britani të Madhe
E Hënë 6 Janar 2020, 14:02
Dritare.net
36-vjeçari dilte në orët e para të mëngjesit, për të gjuajtur të rinj të vetmuar, të duhur nëpër klubet që ishin pranë banesës së tij në Manchester.
Studenti indonezian u ofronte atyre vend për të fjetur, ose u premtonte më shumë pije.
Viktimat e tij, që ishin kryesisht heteroseksualë i mbanin mend pak, ose aspak orët që kaluan me të. Studenti i përdhunonte, filmonte dhe ata largoheshin nga banesa e tij pa ditur fare se çfarë kishin pësuar./K.C/dritare.net