Përdhunuan dhe vranë 12-vjeçarin, Jemeni ekzekuton në publik dy pedofilët

Jemeni ka ekzekutuar në publik dy burra të cilët rrëmbyen, përdhunuan dhe vranë një djalë 12-vjeçar.

28-vjeçari Wadah Refat dhe 31-vjeçari Mohamed Khaled u dënuan për veprat penale në majin e vitit të kaluar, ndërsa u ekzekutuan me plumb pas koke në Aden, ditën e enjte, përpara qindra personave që ishin grumbulluar për të parë ekzekutimin.

Djali po luante pranë shtëpisë së njërit prej pedofilëve kur ata e kapën, e futën në shtëpi dhe e përdhunuan. Duke qenë se djali ulërinte dhe nuk po e pushonin dot, njëri prej tyre i preu fytin.

LEXO DHE :  Shi apo diell, ja si do të jetë moti ditët e fundit të majit!

Me vdekje është dënuar edhe një grua 33-vjeçare e cila ndihmoi pedofilët që të copëtonin trupin për të fshehur krimin. Sipas “El Mundo”, ekzekutimi i saj është shtyrë pasi ajo është shtatzënë./Topchannel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.