Detoksifikoni trupin me këto 12 ushqime!
E Enjte 13 Shtator 2018, 13:01
Dritare.net
Dritare.net ka sjellë për ju disa ushqime dhe këshilla për detoksifikimin e trupit tuaj.
- Megjithëse është i thartë, dritare.net ju këshillon të pini lëng limoni, pasi ai ju mbush organizmin me vitamina C, magnez dhe bakër, që ju ndihmojnë të absorboni më lehtësisht ushqimin. Lëngu i limonit stimulon mëlçinë, për largimin e toksinave. Sigurisht ju largon edhe fryrjen e barkut.
- Hani sallata me perime dhe zarzavate të hidhura. Pak spinaq, marule dhe limon, ju bën mirë për pastrimin e zorrëve dhe largimin e toksinave të rrezikshme nga stomaku.
- Hani edhe bimët e lashta
Çajet e thata, limoni i thartë, nenexhiku i thatë, janë të shëndetshme dhe të duhurat për detoksifikimin e organizmit.
- Përdorni edhe kockat e mishit. Gjyshërit tanë nuk kanë qenë të çmendur, që përdornin kockat në supa të ndryshme. Kockat e pulës, mishit të viçit janë të mira për forcimin e sistemit imunitar, por gjithashtu edhe për trajtimin dhe detoksifikimin e zorrës së trashë.
- Ka shumë mënyra për të pirë ujë. Mund të përgatisni vetë pijë me nenexhik, limon, boronica dhe fruta të tjera. E rëndësishme është të qëndroni të hidratuar. Pasi zorra juaj dhe stomaku kanë nevojë për ujë që të detoksifikohen.
- Dritare.net ju këshillon të konsumoni edhe çajin jeshil. Është antikancerogjen, dhe sigurisht, ju ndihmon të humbisni peshë. Me gjethet e çajit jeshil, ju mund të bëni edhe ndonjë smothie, ose lëng tjetër me fruta.
- Bëni një sallatë me lulelakër të skuqur, spinaq, panxhar të kuq dhe mish pule. Është e shëndetshme dhe ju bën të jeni më të shëndetshëm dhe me trup të detoksifikuar.
- Dritare.net ju këshillon të konsumoni edhe një sallatë të tejmbushur me perime dhe zarzavate. Përzini bashkë, avokado, kale, lakër Brukseli, spinaq etj. Hidhini pak kripë edhe vaj ulliri ekstra të virgjër. Pas kësaj ju do të keni një trup të detoksifikuar dhe do të jeni të shëndetshëm.
- Bëni edhe një sallatë të zierë me brokoli, karota, misër, kërpudha etj. Ziejini bashkë dhe shtoni kripë, limon dhe vaj ulliri ekstra të virgjër.
- Po lulelakër me shafran Indie keni ngrënë ndonjëherë? Sigurisht që jo. Dritare.net ju këshillon që të përzini lulelakrën, me shafranin e Indisë, pak salcë kosi edhe erëza të ndryshme. Për shije mund t’i hidhni edhe limon. Kjo përbërje do t’ju detoksifikojë mëlçinë dhe ndihmon sistemin e tretjes.
- Po fuqinë e ananasit e dini? Sigurisht që jo. Ananasi, jo vetëm që ka vitaminë C, por gjithashtu ndihmon sistemin e tretjes dhe pastrimin e zorrës së trashë. Ndërsa ananasi i pjekur në skarë, ka fuqi dyfish dhe ju pastron më shumë organizmin.
- Në kohët e lashta edhe koperi përdorej për detoksifikimin e mëlçisë, zorrës së trashë dhe mbajtjes shëndetshëm të organizmit. Dritare.net ju këshillon që në çdo gatim që bëni, të hidhni edhe pak kopër./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net