Deti të ndryshon jetën. Ja si e ndryshoi fatin e dy qyteteve!
Dritare.net
Madi Zhasekenov ishte një i ri që verën e kalonte në bregun e detit Aral, pushimet tre mujore i shpenzonte në portin afër shtëpisë së tij në Aralsk, Kazakistanin jugperëndimor.
Zhasekenov i cili tani është 58 vjec thotë se “modifikonim peshkimin me grepa dhe qëndronim përgjatë detit për të kapur peshq të mëdhenj dhe të vegjël të cilët i përdornim për të ushqyer macet dhe qentë për argëtim”
Edhe në anën e kundërt të detit Aral, pra banorët e Moynaq më shumë se 30.000 njerëz - përjetuan një fat të ngjashëm.
Sot 47 vjec Marat Allakuatov tregon se kur ishte vetëm 5 ose 6 vjec ka parë për herë të fundit anije në det.
Sot, shtrati i detit është tharë tërësisht në qytet duke lënë vetëm depozitat e kripës me rërë dhe kshu bëri që ekonomia lokale të avullonte së bashku me ujin.
"Me zhdukjen e cuditshme të detit u shtua papunësia" thotë Allakuatov. Tani ai punon në një hotel në Nukus, kryeqytetin e republikës së Karakalpakstan. "Gjenerata e vjetër zyrtarisht humbi shpresën e tyre për të ardhmen".Peshkimi për banorët e këtyre dy zonave bregtare ishte e vetmja punë që i mbante gjallë, por me ndarjen e fateve deti për njërin nga këto burra solli papunësinë, informon dritare.net
Si kanë dy qytete të tilla rezultate të ndryshme?
Sot, deti është një e 10-ta e madhësisë së tij origjinale dhe është pothuajse e ndarë në dy. Duke imituar formën e numrit tetë të copëtuar Deti Aral i Veriut – gjysma lartë gjendet në Kazakistan. Deti Aral i Jugut, i cili përbëhet nga një rrip uji në perëndim dhe një pellg i tharë në lindje, ulet në Uzbekistan.
Në vitet 1990, të dy trupat e ujit dukeshin të drejtuar për rezultate të ngjashme. Por kjo ndryshoi kur Banka Botërore ndërhyri me një projekt shpëtimi prej 87 milion dollarë në Kazakistan. Projekti përfshiu ndërtimin e një bari prej 12 km (7.5 milje) përgjatë kanalit të ngushtë që lidh Detin Aral të Veriut me fqinjin e saj në jug, me qëllim të zvogëlimit të sasisë së ujit që derdhet në Detin Aral të Jugut. Përmirësimet në kanalet ekzistuese të lumit Syr Darya, që gjarpëron në veri nga malet Tian Shan të Kazakistanit, gjithashtu ndihmuan në rritjen e rrjedhës së ujit në Detin Aral të Veriut.Me përfundimin e projektit në vitin 2005 doli jashtë pritshmërive, arriti nivelin 3.3m (10.8ft) të nivelit të ujit,nivel të cilin shkencëtarët e prisnin të arrihej pas 10 vjetësh. Dhe në vitin 2006 kapja vjetore e peshkut arriti në 1,360 tonë. Deri në vitin 2016, Njësia e Inspeksionit të Peshkut në Aralsk regjistroi 7,106 ton peshq.
Ndryshimi i fatit Për Aldanbek Kerinov, kthimi i peshkimit në Detin Aral të Veriut e ka lejuar atë të ndryshojë karrierën. Ai ishte një shofer taksie shtatë vjet më parë.Tani 27-vjeçari punon me dy vëllezërit e tij në liqen.
Kerinovi ishte shumë i ri për të parë ujërat e detit që ishin kundër mureve të portit të Aralskut. Bregu momentalisht ulet rreth 20 km nga qyteti,informon dritare.net
"Ajo derdhet, avullon dhe humbet", thotë ai. Nuk ka aq vlerë ekologjike ose përfitim. "Ngritja e mureve me dy metra të tjerë do të ndihmonte për të mbajtur një shtesë prej 15 miliardë metra kub ujë në Detin Aral të Veriut", shton ai. Kjo do të zgjeronte zonën e mbuluar nga deti nga 800 sq km (300 sq milje) deri në 400 sq km (150 sq milje)."Do të rritet me 50%," thotë Ahmedi. "Kjo do të marrë rreth katër, pesë vjet."
Mbështetja më e madhe në prodhimin e pambukut për të ardhura, ka penguar gjithashtu përpjekjet për të rikthyer Detin e Aral Jugut në lavdinë e tij të mëparshme. Nga 1930 deri në 1990, Uzbekistani siguroi më shumë se dy të tretat e pambukut të prodhuar në Bashkimin Sovjetik. Ai u rendit i pesti nga 90 vende prodhuese të pambukut dhe ishte eksportuesi i dytë më i madh i fibrave të pambukut në SHBA. Sot, Uzbekistani është ende eksportuesi i pestë më i madh i pambukut në botë pas SHBA-së, Indisë, Brazilit dhe Australisë,informon dritare.net
Stuhitë e kripës
Për ironi të fatit deti Aral solli dy lloje mënyrash jetese për dy skajet e tij, Kazakistanit i dha përparësi ndërsa Uzbekistanit i shkaktoi papunësi. Por me tharjen e detit u shfaq një mundësi e re për kompanitë e gazit natyror që mund të shfrytëzojnë burimet nën tokën e thatë. Gjithsesi për banorët e këtij vendi erërat dhe pluhurat filluan të shkaktonin sëmundje të frymëmarrjes, populli po vuan nga toka e kripur, informon dritare.net.
Por bregut në Aralsk i buzëqeshi fati, deti vazhdon të jetë në qendër të jetës së Zhasekenov. Si drejtor i Muzeut Rajonal Aralsk dhe Muzeut të Peshkatarëve - një pozitë që ai trashëgoi nga ky i ati i ndjerë - Zhasekenov di çdo grimë të historisë në lidhje me detin dhe ëndrrat e ujit që rrjedhin përsëri në portin e vjetër, ku ndodhet muzeu i tij. Banorët e Uzbekistanit vazhdojnë të jenë optimist se përderisa në skajin Verior të Detit Aral ka jetë dhe jeta merr frymë përmes ujit, kujtojnë fëmijërinë dhe besojnë se do shohin sërish ujin në port./Përshtati nga BBC: Artjola Cani/ dritare.net