Detajet, zbulohet sasia e drogës së sekuestruar në një magazinë në Përmet
E Shtunë 8 Prill 2017, 20:08
Dritare.net
Dyshohet se droga është futur kohët e fundit në magazinë, ndërsa policia ka shoqëruar 3 banorë të fshatit si të dyshuar. Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim pronarin e magazinës ku u gjet droga.
Kanabisi mesohet se ishte në proces tharje dhe gati për t’u trafikuar. Në operacion marrin pjesë forcat Antidrogë, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, Sh.Ç.B.A dhe Policia e Përmetit.