Detajet tronditëse/ Vajza e cila u tentua të përdhunohej në Durrës e sëmurë rëndë, u operua pak kohë më parë

Ditën e sotme është raportuar se një vajzë 8 vjeçare në Arapaj të Durrësit është përdhunuar brenda shkollës nga 5 të rinj të moshave 15-17-vjeç.

Në lidhje me këtë rast, prokuroria e Durrësit ka deklaruar se përdhunimi nuk ka ndodhur, ndërsa policia ka thënë se ka arrestuar një 16-vjeçar, dhe një 14-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, ndërsa nuk e ka mohuar rastin.

Nga ana tjetër Dritare.net mëson sot se banorët e zonës kanë qenë në dijeni të ngjarjes, ndërsa ata janë shprehur se ka qenë përdhunim.

Dritare.net është në dijeni të identitetit të së miturës, por në asnjë rast nuk do ta publikomë atë  edhe në vazhdimësi.

LEXO DHE :  Kishte humbur një javë më parë, gjendet i vdekur tek Liqeni 31-vjeçari

Për shkak të ngjarjes, dhe ndikimit që ka në opinionin publik ne kemi mësuar disa detaje tronditëse nga familja e 8-vjeçares.

Nëna e vajzës për punonte në një biznes fasonerie, ndërsa prej 2 javësh nuk është paraqitur në punë.

Por, të njëjtat burime saktësojnë se 3 muaj më parë, vajza 8 vjeçare është bërë operacion pasi ajo vuante nga një sëmundje e rëndë.

Për shkak të kushteve ekonomike në të cilat ndodhet familja, koleget e nënës së 8-vjeçares, kanë kontribuuar që operacioni të zhvillohet, ndërsa vajza ka qenë me mjekim të detyrueshëm prej asaj kohe./ Isa Myzyraj-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.