Detajet e reja/ Ja pse u operua vajza që vdiq në spitalin privat dhe gabimi i mjekut

Detaje të tjera mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në mesnatë kur gjimazistja Blerta Pepa në shkollën “Andon Zako Çajupi” humbi jetën gjatë një operacioni në një spital privat në kryeqytet. Mësohet se Blerta Pepa ka pësuar një incident gjatë orës së Fiskulturës, ku ka këputur ligamentin e këmbës, gjë që ka detyruar prindërit ta çojnë me urgjencë në spital, pas dhimbjeve të forta që kishte. Operacioni për meniskun e këmbës është kryer nga 2 mjekë të huaj dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë. Por kur pritën që 15 ­vjeçares t’i dalë anestezia ajo ka pasur komplikacione të brendshme, duke kaluar në gjendje të rëndë e më pas ndërroi jetë. Dyshohet se vajzës t’i jetë injektuar më shumë anestezi se sa ishte norma. Fill pas ngjarjes mjeku 53­ vjeçar, anestezisti që e asistoi ka tentuar vetëvrasje dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Sakaq, policia ka shoqëruar mjekët që kryen operacionin për t’i marrë në pyetje si dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të adoleshentes./ BW

LEXO DHE :  Rama poston thënien e Presidentit Nixon: Njeriu i veprimit që nuk mendon është i rrezikshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.