Detaje të reja kanë dalë për Stephen Paddock, njeriu, që vrau 58 persona dhe plagosi më shumë se 500 të tjerë në Las Vegas. Ai e kishte planifikuar masakrën me një lloj strategjie preçize, njëlloj si të një planifikimi ushtarak. Vrasësi kishte vendosur dy kamera në korridor, para se të hyje te dhoma e hotelit, që e kishte prenotuar para disa ditësh. Gjithashtu, kishte vendosur edhe një kamër tek syri i derës, për të parë afrimin e forcave të rendit. Hetuesit thanë, se Paddock përdori një pajisje speciale, që shitet në dyqanet e armëve, e cila e kthen një armë, nga gjysmëautomatike në automatike dhe me ritëm më të shpejtë zjarri, deri në 800 fishekë në minutë. Ai përdori mjetin e identifikimit të partneres së tij, për të hyrë në hotel, ndërkohë që ajo nuk ishte në SHBA gjatë masakrës. Ende nuk dihet motivi, që e shtyu 64 vjeçarin, që të kryente masakrën. Kjo masakër ka hapur një debat të madh për përdorimin e armëve në SHBA./L.P./Dritare.net