Dy kushërinj janë përfshirë në një sherr, këtë të premte, ku njëri ka plagosur rëndë tjetrin. Pasi plagosi rëndë kushëririn, Enver Karajn, Flamur Karaj është vetëdorëzuar në polici. Mësohet se, Flamur Karaj, autori i plagosjes është punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. I plagosuri, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën./K.C/dritare.net