Dështon takimi Kurti-Mustafa, nesër ndërhyjnë ndërkombëtarët!
Dritare.net
Lëvizja Vetëvendosje e ka konfirmuar dështimin për të arritur një marrëveshje.
“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja”, thuhet në njoftimin e LVV’.
Një takim i radhës do të ndodhë nesër, në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e QUINT’it (Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë) dhe të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së”, thuhet në njoftim.
LVV kujton se kanë mbetur edhe tetë ditë deri më 4 shkurt, kur skadon afati për formimin e Qeverisë.
“Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës”.-thotë VV./ I.m-Dritare.net