Dëshmoi kundër tij, Trump: E shkarkova ambasadoren në Ukrainë sepse nuk vendosi foton time
E Shtunë 23 Nëntor 2019, 10:10
Dritare.net
Trump thotë se ambasadorja Marie Yovanovitch nuk pranonte të varte foton e tij në ambasadën amerikane në Ukrainë, e as nuk mundohej të mbronte presidentin e vendit të saj, pavarësisht se atje përfaqësonte shtetin amerikan.
Trump shtoi se Ajo thoshte gjëra të këqija për mua.
“Kjo ambasadore, për të cilën të gjithë thonë se ishte aq e mrekullueshme, nuk do të varte fotografinë time në ambasadë. Ajo është në krye të ambasadës, për një vit e gjysmë, dy vjet.
Ajo thoshte gjëra të këqija për mua, ajo nuk do të më mbronte mua dhe unë kam të drejtë të ndryshoj ambasadorin. Standardi është që ambasadori të vendosë foton e presidentit të Shteteve të Bashkuara në ambasadë. Nuk ishte një engjëll kjo grua, mirë?”-tha Trump./ I.M-Dritare.net