Dëshmia tronditëse e babait: Ja pse i qëllova me thikë foshnjat 40 ditëshe!

Babai që mbrëmë theri me thikë fëmijën e vet 40 ditësh, Dejan Krstiçiq (35), profesor i edukatës fizike në Shkollën e Mesme të Shtërpcës, ka dhënë deklaratë para organeve hetuese për krimin që bëri. Sipas të dhënave të para me burime në polici, që i raportojnë mediat serbe, krimi ka ndodhur pas një grindjeje midis bashkëshortëve, Dejanit dhe bashkëshortes së tij Anës.

“Dejani ka marrë thikën dhe në momentin e tensionit ka qëlluar mu në gjoks njërin nga binjakët 40 ditësh. Ai ka vdekur rrugës për në Llaple Sellë, përkatësisht Graçanicë. Pastaj ai është përpjekur ta ther edhe fëmijën tjetër, por e ka penguar bashkëshortja, megjithatë ia ka dalë ta plagos në qafë edhe tjetrin”, shkruajnë mediet serbe, transmeton Koha.net. Binjaku i dytë i plagosur ka arritur gjallë në Graçanicë prej nga është transportuar në Nish dhe raportohet se edhe gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetë. Krstiçiq është arrestuar shpejt pas krimit dhe në deklaratat para hetuesve ka thënë se ka pasur një grindje me bashkëshorten, gjoja ka dashur ta trembë dhe pastaj i “ka rënë terr sysh dhe nuk i kujtohet më asgjë”.

LEXO DHE :  Ja zonat ku do të ketë reshje shiu dhe bore, sot!

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.