Deri tani jeni ushqyer gabim, ja pse duhet të hiqni dorë nga produktet shtazore

Çdo ditë e më tepër dëgjojmë në televizione dietologë të cilët na udhëzojnë se çfarë duhet të hamë. Në mediat online, çdo portal ka rubrikën e vet e të ushqimit, ku shkrime të ndryshme na ndikojnë në ushqimet që zgjedhim për të konsumuar.

Kjo pasi, mënyra e ushqyerjes është një prej faktorëve kryesorë të shëndetit tonë.

Por, në një kohë kur zgjedhjet e ushqimeve janë kaq shumë të larmishme, njerëzit duket se tashmë nuk e dinë më se çfarë është e shëndetshmë dhe çfarë nuk është.

Më parë njerëzit ishin më të prirur të ushqeheshin me ushqime me produkte bimore, por me shtimin e importit dhe rritjen e popullsisë, njerëzit nisën t’i drejtohen më tepër produkteve shtazore.

Por, sot njerëzit nisur nga jeta aktive që kanë vazhdojnë të hanw nw fast-food, apo ushqime të pakontrolluara, pa marrë parasysh dëmet që i shkaktohen në shëndet. Ndërkohë, të tjerë të cilët janë vegjetarianë apo veganw thonë se për të pasur një jetesë të shëndetshme, zgjidhja qëndron vetëm në largimin nga produktet shtazore.

Profesori T. Colin Campbell dhe djali i tij, mjek Thomas M. Campbell, në librin “The China Study”, flasin për ndryshimet që kanë ardhur dhe mendësitë e gabuara të krijuara të njerëzit mbi vegjetarianët e veganët. Ata sulmojnë kompanitë e ndryshme që përfitojnë nga sëmundjet e njerëzve dhe në fund të ditës janë ato të cilat na thonë si të jemi të shëndetshëm. Dritare.net sjell një frazë nga libri.

“Si i harruam këto mësime nga e shkuara? Si kaluam nga njohja që atletët më të mirë në Greqinë e lashtë konsumonin një dietë të përqendruar në ushqime bimore, ku sot frikësohemi se ushqimet vegjetariane nuk përmbajnë proteina të mjaftueshme?

Si arritëm në një kohë kur shëruesit e shoqërisë sonë, doktorët tanë, dinë shumë pak, ose aspak për sa i përket ushqimit, kur institucionet mjekësorë denigrojnë subjektin, apo kur recetat mjekësore dhe të shkosh në spitale është shkaku i tretë kryesor që sjell vdekjen?

Si ka mundësi që shkencëtarët tanë kalojnë më shumë kohë në zotërimin e natyrës, sesa respektimin e saj?

Si ka mundësi që kompanitë të cilat përfitojnë nga sëmundjet tona, janë ato të cilat na thonë se si të jemi të shëndetshëm, ku ato kompani përfitojnë nga zgjedhjet tona të ushqimeve, janë ato që na thonë çfarë të hamë?

Një kohë ku paratë e njerëzve shpenzohen nga qeveritë për të rritur përfitimet e industrisë së ilaçeve.

Si erdhëm në një vend kur njerëzit janë kaq shumë konfuz se çfarë është e shëndetshme, sa që atyre tashmë nuk iu intereson më?”

Shpesh herë shkenctarë të ndryshëm kanë ngritur alarmin e rrezikut që kemi nga përdorimi i mishit të kuq dhe bëjnë thirrje për një përdorim sa më ta pakët të këtij produkti.

LEXO DHE :  Duhet të hiqni dorë nga 8 ushqimet e rrezikshme, që ju formojnë dhjamin në stomak

Së fundmi, një zbulim nga shkencëtari gjerman dhe fituesi i çmimit Nobel në fiziologji, Harald zur Hausen, tregon se kanceri tek njerëzit shkaktohet nga ushqimi. Veçanërisht nga përdorimi i mishit të kuq (mishit të gjedhit, të viçit, të kalit, të deles dhe të derrit), i cili rrit rrezikun e kancerit kolorektal. Por, Hausen konstaton që rreziku nuk vjen vetëm nga mishi i gjedhit, por edhe nga qumështi i lopëve. Gjatë studimit të tij, ai i ka gjetur shkaktarët në gjakun dhe qumështin e lopës dhe që në të ka zbuluar elemente të ADN­-së, që mund t’i përkasin virusit të panjohur, i cili mund të jetë shkaktar i kancerit tek njeriu.

Shkencëtari tregon se niveli i sëmundjeve kolorektale nga kanceri është rritur shumë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai është i bindur që kjo lidhet me popullarizimin dhe konsumimin e mishit të importuar të gjedhit.

Hausen shton se në shtetet aziatike shumë rrallë hasen sëmundje të disa llojeve të kancerit, për shkak se në ato shtete përdoret minimalisht në ushqim, qumështi i lopës dhe prodhimet e qumështit.

Prandaj, sot kur të vendosni për darkën në familjen tuaj, zgjidhni ushqime më afër atyre bimore sesa produkteve shtazore, pasi ju sigurojmë që do të ndikoni pozitivisht në shëndetin tuaj./ dritare.net

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.