Aktori dhe kreu i Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar , Arben Derhemi flet për prishjen dhe ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar. Një javë më parë ai ka prezantuar Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Në këtë aleancë ai fton të marrin pjesë të gjithë intelektualët dhe qytetarët e vendit. Derhemi e quan prishjen e Teatrit një vjedhje siç u bë dhe me vjedhjen e bregdetit shqiptar. Ai bën thirrje çdo qytetari të mbrojë historinë e qytetit të tij dhe të bëhet pjesë e takimit me Aleancën çdo të hënë në ambientet e TK. Gjithashtu thekson se nuk do të ketë lëshime nga ana e Aleancës, madje do shkohet dreri në grevë urie.
“Ne do të shkojmë deri në grevë urie, do të flijohemi brenda asaj ndërtese”-shprehet ai./ K.Ç/Dritare.net