Deputeti i CDU/CSU: Zgjedhjet nuk duhet të shtyhen. Palët të negociojnë pa kushte!

Ndërsa presidenti i shtetit, Ilir Meta tha se është i gatshëm për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Gjermania është shprehur kundër këtij veprimi. Nicolas Lobel deputet i CDU/CSU së kancelares Merkel  është shprehur totalisht kundër kësaj ideje, teksa thekson se nuk duhet shkelur Kushtetuta e cila është e qartë në këtë aspekt.

Ai ka theksuar se “Është në dorë të çdo partie siç edhe kolegët e mi e kanë thënë të gjejnë rrugën e negociatave pa asnjë kusht paraprak si nga qeveria dhe opozita”.

Lobel shprehet i qarte kundër çdo ideje antikushtetuese për shtyrje zgjedhjesh teksa thekson:

Nuk duhet të ketë asnjë diskutim për kohën kur mbahen apo jo zgjedhjet. Ne si Gjermani kemi një qëllim të vetëm. Ne duam vetëm të ndihmojmë Shqipërinë drejt BE. Për ne ka rëndësi vijimi reformës në drejtësi përfshi reformën zgjedhore. Por mendoj se gjithçka varet nga ajo që thuhet në kushtetutën e vendit tuaj. Kushtetuta është mekanizmi më i mirë që një demokraci mund të ketë në Gjermani, në Francë në Shqipëri, e kudo. Pra kjo çështje mbetet në atë që thotë kushtetuta. Nëse dëshironi të merrni përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë duhet të gjejnë një zgjidhje përmes rrugëve demokratike parlamentare dhe të marrin pjesë në fushatën elektorale . Është në dorë të çdo partie siç edhe kolegët e mi e kanë thënë të gjejnë rrugën e negociatave pa asnjë kusht paraprak si nga qeveria dhe opozita”, thekson Lobel.

LEXO DHE :  Prestigjozja ”New York Times”: Nis procedura e shkarkimit të Metës. Basha nuk pranon të shkojë në prokurori

Me tej ai thekson se Shqipëria ka në qeveri te ligjshme dhe se për Gjermaninë ka rëndësi integrimi i Shqipërisë në BE dhe ecuria e reformës në drejtësi.

Është me rëndësi t’i drejtohemi të gjitha partive politike të bëhen gati për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe të ulen për dialog pa kushte paraprake. Nuk duhet të ketë asnjë kusht nga qeveria apo opozita. Vendi juaj ka një qeveri të zgjedhur e cila ka marrë të gjitha përgjegjësitë. Nga ana tjetër edhe opozita ka përgjegjësitë e saja të sillet sipas rregullave demokratike në Parlament dhe jo në rrugë. Siç edhe kolegët e mi e kanë thënë në deklaratë ne duam të ndihmojmë në të ardhmen evropiane. Merr një rëndësi të veçantë tani që të gjithë aktorët të flasin me njëri-tjetrin dhe të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, ku partitë duhet të shpalosin idetë e tyre. Kjo është demokracia. Prandaj ne përsërisim se duhet dialog për të mbërritur në një zgjidhje paqësore”, thekson Lobel./K.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.