Deputetët gjermanë: Merkel do ta bindë Presidentin Macron për negociatat
Dritare.net
Por, dy deputetët gjermanë, Christian Petry dhe Metin Hakverdin, të cilët vizituan të enjten Tiranën, kanë dhënë një lajm të mirë, duke thënë se është kancelarja Merkel ajo e cila do të ndërhyjë tek Presidenti Macron, për ta bindur atë për t’i thënë “po” Shqipërisë me 18 tetor.
“Franca ka ndjekur një strategji tjetër nga ajo e vendit tonë. Ajo ka qenë e pikëpamjes se BE do të duhet të ndryshojë një herë brenda vetes, përpara se të mirëpresë anëtarë të rinj.
Gjithsesi do të përpiqemi t’i bindim kolegët francezë që ne e mendojmë ndryshe. Sepse mund të ndërmerret ky hap duke iu çelur negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe njëkohësisht vijojmë të monitorojmë ecurinë e reformave të tyre.
Ne do të bisedojmë me kolegët francezë ditët e ardhshme, ku vetë kancelarja Merkel do të ndërmarrë komunkime me presidentin Macron”,-ka thënë deputeti i SDP gjermane, Christian Petry thotë
“Konstatojmë që Shqipëria ka bërë progres të dukshëm dhe kjo ka ndikuar që Bundestagu të marrë një vendim pozitiv.
Sigurisht kemi vendosur disa kushte, në kuadër të të cilave do të përpiqemi të bindim dhe partnerët tanë skeptikë brenda BE.
Ne jemi të vetëdijshëm që vendi juaj ka ende shumë për të bërë, por kjo do të ndodhë gjatë procesit të intergimit”- tah deputeti gjerman më tej./ I.M-Dritare.net