Depërtimi i gylenistëve/ Kosova drejt krizës politike, kërkohet shkarkimi i Presidentit dhe kryeministrit
Dritare.net
Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të ashpra në Kosovë, dhe Presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj e Ministri i Jashtëm Pacolli e kanë dënuar ngjarjen duke larguar përgjegjësitë nga vetja.
Kjo ngjarje pritet që të sjellë një krizë politike në Kosovë, pasi tanimë subjektet opozitare kanë kërkuar shkarkimin e Presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj.
Shefi i grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje pasi qeveria ka humbur shumicën.
“ Por tash kemi një gjendje krejt të re. Sot kemi në pushtet një qeveri që ka vetëm 40 deputet janë 350 mijë vota në opozitë deputet pra shumicë me 350 mijë vota në opozitë, ndërkaq pozita ka deputet që kanë që kanë vetëm rreth 200 mijë vota. Një qeveri e pakicës nuk mund ta udhëheq vendin më tutje. Dhe si rrjedhim zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për këtë situatë ”,tha Hoti.
Nga ana tjetër Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila shkruan në një status në faqen e saj në Facebook se përveç shkarkimit të kreut të shtetit, partitë duhet të dakordësohen për zhvillimin e zgjedhjeve të reja brenda vitit.
“As Kryeministri dhe as Kryetari i Kuvendit nuk janë duke e ditur punën dhe përgjegjësitë e detyrave që mbajnë. Në këtë mjegull, Presidenti i shtetit po e shfrytëzon momentin dhe i ka okupu të gjitha pozitat qeverisëse të vendit.
E para, duhet nisur proceduren e shkarkimit të Presidentit në momentin e konfirmimit të përfshirjes së tij në rastin e djeshëm.
E dyta, partitë politike të dakordohen për agjendën legjislative dhe politike afatshkurtër përfshirë këtu edhe afatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare deri në fund të 2018.
Në këtë katrahurë, asnjëri nga udhëheqësitë institucional nuk janë duke qeverisë për Kosovën.”,-ka shkruar Kusari./ I.M-Dritare.net