Denoncimi i Berishës: Dhunohet gazetari, pas maskave fshihet Rroshi dhe Daja
Dritare.net
Postimi i Berishës
Goditet nga banda e pushtetarëve, gazetari, drejtuesi i portalit “Buletini i Kavajës, Dritan Kanapari. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të rëndë kriminal ndaj gazetarit Kanapari, ju ftoj të lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Ne keto momente eshte rrahur me sende te forta nje qytetar ne Kavaje me emrin Dritan Kanapari!
Ai drejton nje portal me emrin Buletini i Kavajes dhe prej kohesh kritikon fort pushtetin e Rilindjes dhe dyshen Rroshi-Daja. Atij i eshte bere nje prite mafioze ne deren e shtepise nga njerez me maska te cilet e kane rrahur me sende te forta dhe aktualisht ndodhet ne Spitalin Ushtarak me plage te renda.
Çdo gje behet per ti mbyllur gojen pasi para disa muajsh i vendosen tritol ne shtepi, por kesaj here makabriteti i mafies se Partise Socialiste ka kaluar çdo kufi…”, shkruan Berisha./L.P./Dritare.net