Denoncimi i Bashës: Tahiri zhduku provat në zyrat te Garda

Një tjetër denoncim ka ardhur nga kryedemokrati Lulzim Basha, lidhur më çështjen “Tahiri”. Një ditë më parë, Basha bëri publik një mesazh, i cili thoshte se ish-ministri i brendshëm i shoqëruar nga gruaja e tij, qëndruan për shumë orë në zyrat e Gardës. I njëjti person ka bërë një tjetër denoncim, ku sipas tij, bashkëpunëtorë të Tahirit, boshatisën zyrat që Tahiri administron te Garda.

Postimi i plotë

“Zoti kryetar, një ditë pasi ju publikuat në FB denoncimin tim për praninë me orë të tëra të Saimir Tahirit dhe zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administron te Garda, kanë ndodhur dy ngjarje:

Të mërkurën me 8 nëntor në ora 12 në mesditë, ka mbërritur një grup drejtuesish të policisë dhe të gardës të cilët kanë kontrolluar zyrat.

LEXO DHE :  Largimi nga Top Channel, reagon Albana Osmani

Të nesërmen, ditën e enjte 9 nëntor, nga ora 9 deri në orën 12 zyrat janë boshatisur tërësisht nga bashkëpunëtorë të Sajmir Tahirit të ndihmuar nga punonjës të policisë dhe të Gardës. Tre automjete janë ngarkuar me kuti të mëdha të mbushura plot: një furgon i bardhë me targë MB 403 AA, një kamionçinë ushtarake me targë MB 019 AA, dhe një Golf 5 ngjyrë vishnje me targë AA 258 KS.

Pasi i boshatisën zyrat, i pastruan dhe ndryshuan dhe emërtimin në dyert e dy zyrave dhe u larguan.

E gjitha kjo ndodhi vetëm një ditë pasi ju publikuat denoncimin tim për ardhjen dhe qëndrimin disa orësh të Tahirit dhe të zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administron te Garda.”/a.f/Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.