Denoncimi / Bleva vezë në supermarket, më dolën me zogj
Dritare.net
Kësaj here është një zonjë e quajtur Monda Kalenja, e cila ka shkruar se kishte blerë vezë në një supermarket KMY, në rrugën pranë shkollës Kongresi i Lushnjës por kur i ka hapur për t’i gatuar tek shtëpia 2 nga 5 vezët kanë dalë me zogj në to.
Denoncuesja ka sjellë edhe fotot e mëposhtme dhe shkruan se kur është ankuar në supermarket, shitësja është shprehur e frikësuar se do e heqin atë nga puna.
Siguria ushqimore në vendin tonë është diskutuar shumë herë, por mbetet një sfidë jo vetëm e autoriteteve por edhe e qytetarëve të cilët duhet të kenë shumë kujdes me konsumimin e tyre.
Dritare.net u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë në redaksinë tonë, përmes facebookut, instagramit dhe emailit, çdo problem që ato kanë, nga ushqimet, tek shërbimet, e deri tek Asgjencitë Turistike./ I.M-Dritare.net