Dënohet me burg trafikanti shqiptar në Britani, 23 vjeçari nuk mban mend asgjë

Një shitës kokaine u kap duke drejtuar një makinë në Londër, ndërsa në çorape kishte fshehur 30 doza drogë. Në përfundim të gjyqit, ai u dënua me më shumë se dy vite burg.

Admir Palushi, 23 vjeç, u arrestua nga policia britanike më 16 dhjetor në përpjekje për të fshehur dy telefonat e tij ndërsa drejtonte një makinë Audi A6 në Aldgate.

Përveç akuzës për posedim droge, Palushi u akuzua edhe për çështje të tjera pasi rezultoi se siguracioni dhe dokumentet e makinës nuk korrespondonin me identitetin e tij.

LEXO DHE :  Basha: S'ka marrëveshje pa u ndëshkuar vjedhësit e votave!

Fillimisht, ai u tha policëve se ishte shtetas grek dhe u tregoi atyre një patentë false. Më vonë ai pranoi se ishte shqiptar, shkruan Panorama.

Gjatë hetimit, policia zbuloi lidhjet e tij për blerjen dhe shitjen e kokainës përmes kontrollit të telefonave të tij.

Palushi refuzoi të fliste para gjykatës duke mos bërë asnjë koment për të gjitha pyetjet dhe madje pyetjes se ku jetonte iu përgjigj se nuk e mbante mend.

Të hënën gjykata dha vendimin për dënimin e tij me 32 muaj burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.