Dënohet me 99 vite burg banda në Britani të Madhe, mes tyre 5 shqiptarë
E Premte 26 Maj 2017, 16:04
Dritare.net
12 anëtarët e kësaj bande u dënuan me 99 vite burg, mes tyre ishin edhe 5 shqiptarë, 3 nga të cilët me të njëjtin mbiemër të cilët furnizonin me kokainë pjesën angleze të këtij grupimi të strukturuar. Anglezët ua blinin trafikantëve shqiptarë kokainën për 35 mijë stërlina kilogramin dhe fitonin 100 mijë stërlina nga shitja në rrugë.
“kishim të bënim me një sipërmarrje mjaft të sofistikuar ku ishin përfshirë një numër i madh njerëzish në nivele të ndryshme dhe takime të organizuara në Britani dhe Spanjë” tha gjykatësi Murrey Creed./ dritare.net