Dënohet italiani. U martua me shqiptaren, e torturonte dhe e nxirrte prostitutë
Dritare.net
4 vite e gjysëm burg, Vincenzo Caianello, 53-vjeçari i cili mashtroi gruan shqiptare. Ai i premtoi një jetë më të mirë, duke e marrë me vete në Itali, bashkë me dy fëmijët që kishte gruaja nga martesa e parë.
Sapo mbërriti në Eboli, ai nisi ta rrihte e torturonte gruan shqiptare, madje e kishte nxjerrë edhe në rrugë si prostitutë.
Dy djemtë e moshës 11 dhe 8 vjeçare, shkruajnë mediat italiane,i detyronte të flinin në tokë. Ata nuk mund të dilnin jashtë dhe nuk duhet të shkonin në shkollë madje nuk i lejonte të shihnin filma vizatimorë. Gruan e lidhte në shtëpi për ta detyruar të kryenin praktika seksuale ekstreme dhe kërkonte të kishin marrëdhënie në çdo moment të ditës. Ai e rrihte gruan shqiptare në qoftë se ajo nuk donte të prostitucionte dhe madje e kishte mbajtur për vete pasaportën e saj dhe të fëmijëve për të mos pasur mundësi që të iknin.