Dënohet gylenisti i dëbuar nga Kosova në Turqi
Dritare.net
Një gjykatë turke e ka dënuar me 8 vjet, 1 muaj e 15 ditë burgim “gylenistin” e arrestuar në Kosovë dhe të deportuar më pas në Turqi përmes një aksioni të ndërmarrë nga instutcionet e sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me ato turke, të mars të 2018.
Hasan Huseyin Gunakan ishte debortuar bashkë me 5 persona të tjerë, në një aksion të diskutueshëm, dhe që kishte ngjallur aso kohe mjaft polemika në Kosovë.
Gjatë gjykimit të tij, Gunakan i kishte mohuar të gjitha akuzat e ngarkuara ndaj tij.
“Thuhet se unë jam sjellë (në Turqi) legalisht. Megjithatë, një komision hetues parlamentar i Kosovës nuk ka pranuar se ne jemi sjellë legalisht këtu. Nuk kam kurrfarë lidhjeje me akuzat. S’ka kurrfarë dëshmish konkrete ndaj meje. Dua të lirohem dhe të shpallem i pafajshëm”, ka thënë ai, para Gjykatës.
Të pandehurit tjerë, të arrestuar në Kosovë e të dëbuar në Turqi, Osman Karakaya dhe Cihan Ozkan, janë dënuar me nga 7 vjet e 6 muaj burgim. I pandehuri tjetër, Kahraman Demirez, u dënua me 8 vjet e 9 muaj burgim. Të pandehurit tjerë janë ende në proces gjyqësor./ I.M-Dritare.net