Del në treg birra me emrin e kriminelit famëkeq El Chapo
Dritare.net
Por, së fundmi në treg është hedhur një birrë me emrin e tij, pikërisht birra "El Chapo".
Nëse ju ka shkuar mendja për një birrë të ftohtë, pini një “El Chapo”. Ky është mesazhi i Alejandrina Guzman, kompania e së cilës prezantoi një birrë, dedikuar babait të saj famëkeq dhe të burgosur.
Birra është pjesë e brandit “El Chapo 701”, i cili tashmë ka hedhur në treg linjën e tij të rrobave dhe e ka marrë emrin nga renditja në vendin e 701 që i bëri “Forbes” narkotrafikantit të njohur në listën e personave më të pasur në vitin 2009.
“Kjo është një birrë artizanale me 4% alkool. Është një përbërje malti, orizi dhe mjalti, kështu që është shumë mirë”, shprehen zyrtarët e kommpanisë.
Një shishe birrë “El Chapo” kushton 3.7 dollarë amerikanë./ I.M-Dritare.net