Del në ankand koleksioni i artit i këngëtarit George Michael
Dritare.net
Georgios Kyriacos Panayiotou, emri i vërtetë i këngëtarit u bë i njohur për hitet e tij dhe një zë të ngrohtë.
Artisti ka blerë disa vepra të artistëve të njohur për publikun e gjerë, kryesisht të më të famshmëve mes tyre, Damien Hirst, dhe piktura “fëmija i tmerrshëm’’ e Tracey Emin do të dalin në ankand më 14 mars gjatë një procesi shitjeje të organizuar në Londër nga Christie’s.
Në total 75 vepra do të propozohen gjatë evenimentit kryesor, më 14 mars dhe 130 të tjera gjithashtu pjesë e koleksionit të bashkëthemeluesit të grupit Wham!, gjatë një ankandi on line nga data 8 deri më 15 mars.
Produkti i shitjes do të përdoret për të vijuar veprën filantropike të George Michael.
George Michael vdiq më 25 dhjetor 2016 në moshën 53 vjeç pas një insufiçence kardiake dhe problemeve me mëlçinë.
Gjatë karrierës së tij ai shiti mbi 100 milionë disku dhe publikoi nga periudha 1983-1996 një seri hitesh të pakrahasueshme për një artist britanik që nga epoka e Beatles.
Në mesin e tyre renditen “Wake Me Up Before you Go-Go”, “Last Christmas”, opo “Faith”./E.D/dritare.net