Dekreti për rrëzimin e 30 qershorit erdhi nga Gjermania? Ja si përgjigjet presidenti Meta!
Dritare.net
I pyet nga gazetari Çim Peka nëse dekreti që rrëzoi 30 qershorin erdhi nga Gjermania, pasi Meta sapo ishte kthyer nga një vizitë atje, presidenti tha:
"Unë nuk trysnohem nga asnjë forcë, e brendshme apo e jashtme. Vendimi im nuk ka asnjë lidhje me asnjë faktor të huaj, por vetëm me situatën e brendshme.
Garantimi i pluralizmit dhe zgjedhjet e lira e të ndershme është një detyrim. Edhe pa këto probleme të tanishme, Shqipëria kishte probleme të mëdha nga zgjedhjet e kaluara, si ato të dosjeve që dihet botërisht se nuk janë hetuar. Vizita në Gjermani ishte konfirmuar prej kohësh dhe nuk pasur asnjë lidhje me dekretin. E gjithë përpjekja ka qenë që Shqipëria të mos ndahej nga Maqedonia në qershor, pasi në qershor ka pasur një vendim shumë më të mirë për Maqedoninë se për Shqipërinë."/K.C/dritare.net