Deklaratat e ambasadorit Lu, Ҫani: Dikush ta këshillojë të heqë dorë

Gazetari Arian Ҫani i ftuar në “Studio e Hapur” ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratat e ambasadorit Donald Lu në lidhje me ato që ai quan, peshqit e mëdhenj.
Çani tha se ambasadori Lu duhet të heqë dorë nga këto deklarata dhe dikush duhet ta këshillojë. Sipas tij, kjo është një luftë shtrigash, ku më i forti gjuan më të dobëtin.

“Pse duhet që SHBA-të të jenë kaq bazikë me publikun. Njerëzit nuk janë idiotë. Njerëzit e thjeshtë që e shohin këtë spektakël. Këto janë lojëra. Nuk mundet as Zoti të thotë se ne e dimë kush janë keqbërësit por në janar futini brenda. Ambasadori amerikan është diplomat, duhet dikush ta këshillojë, ti thotë hiq dorë nga këto deklarata.
Kjo është luftë shtrigash. Kush është më i fortë gjuan më të dobëtin. Unë s’kam besim tek askush. Do flasim për drejtësi apo për një klan të caktuar që duhet të vijë në pushtet. Ne si gazetarë ose duhet të themi këtë të vërtetë ose duhet të gënjejmë njerëzit. Çdo me thënë ndikim? Që ata e dinë dhe kanë prova dhe fakte që X apo Y pushtetar i lartë është i implikuar në filan dosje dhe që do futet brenda në janar.  Eni tha hajde të dekriptojmë deklaratën e ambasadorit. Mua më vjen turp. Mos flisni për drejtësi. Mua më vjen turp. Kur dëgjoj këtë ambasadorin këtu unë them pse nuk bëhemi protektorat”, tha Çani./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Shtyhet seanca për Shullazin, i pandehuri akuzon gjyqtarin: Je shumë pis

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.