Deklarata për Kolegjin Zgjedhor, Patozi: Pse reagon Basha, ai kërkon të ikë Rama jo datë zgjedhjesh

Kreu i Partisë së re, Bindja Demokratike, Astrit Patozi i ftuar në emisioni ‘Real Story’ është shprehur se deklarata e Lulzim Bashës për vendimin që mori Kolegji Zgjedhor është e nxituar dhe se ai duhet të fliste pas presidentit Meta.

Gjithashtu Patozi e cilëson jashtë kontekstit deklaratën e Bashës pasi Kolegji nuk zgjidh problemin e kreut të opozitës i cili kërkon zgjedhje pa Ramën dhe jo datë të re zgjedhjesh.

“Deklarata e Bashës duhet të vinte pas asaj të presidentit të Republikës, Ilir Meta, pasi ishte ai i vetmi i prekur më shumë nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor. Qëndrimi i Bashës me duket jashtë  konteksti. Jam dakord me disa nga deklaratat e  tij, por nuk e kuptoj pse i lidh me  vendimin e Kolegjit. Ajo që duhej evituar sot ishte se duhej pritur reagimi i zotit Meta, sepse unë kam përshtypjen se ka një lloj konvergimi mes aksionit të opozitës dhe vendimit të presidentit. Dhe nëse do të pranohej dekreti nga Kolegji Zgjedhor, nuk e zgjidhte problemin e zotit Basha, pasi ai nuk kërkon datë zgjedhjesh, por kërkon të ikë Edi Rama, të mos ketë zgjedhje fare. Vendime të tilla unë nuk i dua, por kjo është drejtësia jonë dhe kjo është një drejtësi 5-0 që ka marrë dhe herë të tilla” u shpreh Patozi./e.k-Dritare.net

LEXO DHE :  Rama publikon të dhënat: Rritet shërbimi i cilësisë për drejtuesit e automjeteve

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.