Deklarata e SHBA dhe fati i Berishës

Shënim

Opozita ka marrë nje veprim i cili ja redukton shumë mundësinë e të bërit politikë. Ajo ka thënë fjalën e fundit e cila është ultimative duke djegur mandatet dhe humbur një fushë si parlamenti.

Dhe ambasada e SHBA një ditë më vonë (çka do të thotë se ka marrë udhëzime nga departamenti në Uashington), ka thënë fjalën e saj të fundit dukë lënë të nënkuptojë se do njohë çdo lloj opozite që pranon të jetë në parlament, qoftë kjo nga deputetë dezertorë të listës së parë apo nga stolini rezervave.

Edi Rama mund të jetë ndër njerezit më të korruptuar por kjo nuk është ndonjë gjë e madhe për lidershipin amerikan në momentin kur i duhet për lojën gjeopolitike dhe është lojtari më i besuar në fushën shqiptare. Besueshmërinë, pikërisht këtë, i hoqi opozita vetes me daljen nga sistemi.

Pas kësaj loja e Berishës bëhet më e fortë. Ai është mësuar të luajë në kushte ekstreme por asnjëherë nuk ia ka mbyllur vetes të gjitha dyert. As në ditët më të këqia të ‘97 ai nuk i është shmangur parlamentit.

LEXO DHE :  Basha kujton 46-vjetorin e revoltës së Spaçit: Mos pranoni mbi vete asnjë diktator!

A është kjo një lajtjitje e tij? Mund të jetë edhe bllof. Pas disa negociatash ai mund të pranojë të rihyjë. Por me këtë lëvizje e bën Bashën krejtësisht qesharak dhe LSI-në gjithashtu.

Nuk ka asgjë të pamundur për Berishën. Vetëm se këtë rradhë loja po mbyllet shumë shpejt, dhe ritmi në lojë ka rëndësinë e tij.

Sa për kujtese,  në vitin ‘97 Berishën nuk e rrëzoi mungesa e opozitës ne parlament pasi kjo nuk bën përshtypje në një popull me kulturë rudimentare demokratike, as firmat piramidale (kishin ndodhur në Rumani më shumë), aq më pak PS (e cila vonë iu bashkua protestave). E rrezoi SHBA. E cila ishte e njëjta qe e shpëtoi për mos të lënë vendin pa opozitë.

Por a ka të njëjtën rëndësi në sytë e SHBA Berisha, ashtu siç e kishte 22 vjet më parë. Ngjan se jo. Qoftë çadra para dy vjetësh apo dhe reagimi i sotëm i ambasadës së SHBA në Tiranë, e treguan. Është rasti kur dinosauri i politikës shqiptare po luan në fije të perit. Ditët që vijnë do tregojë nëse mosha i ka mprehur apo humbur nuhatjen./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.