Deklarata e fortë e Hoxhës: Agimi i Artë dhe ultranacionalistët grekë po kërkojnë emrat e skuadrës RENEA
E Enjte 8 Nëntor 2018, 22:10
Dritare.net
Hoxha ka deklaruar se “Agimi i Artë” dhe grupet ultranacioneliste greke po kërkojnë emrat e skuadrës së RENEA-s që ekzekutuan Katsifasin në Bularat.
“Po kërkojnë të identifikojnë emrat e skuadrës tonë të RENEA-s që kanë marrë pjesë në aksionin e eleminimit të Kostandin Kacifas. Do jetë një nga gabimet më të pafalshme të autoriteteve shqiptare dhe Prokurorisë nëse zbulohen emrat. Nëse ne do zbulojmë emrat e skuadrës që ishte në Bularat, ne do t’i ekspozojmë emrat e tyre përballë një hakmarrje.”, – tha gazetari Hoxha./ I.M-Dritare.net