Deklarata e CDU/CSU për dialog, Spiropali: PD e keqpërdor për shtyrje të zgjedhjeve

Ministrja e Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nëpërmjet një deklarate është shprehur Partia Demokratike po keqpërdor për të shtyrë zgjedhjet deklaratat e partisë së djathtë gjermane CDU/CSU.

“Pa pikën e turpit dje dhe sot, një deklaratë shtypi e një grupi njerëzish vullnetmirë në partine simotër të PD-së në CDU/CSU, që duan të ndihmojnë Shqipërinë, keqpërdoret si vendim i parlamentit gjerman për të shtyrë datën e zgjedhjeve!

Ndërkohë që ata miq të Shqipërisë dhe partnere politike të PD, kryefjalën e tyre e kanë prej ditësh dialog pa kushte dhe ndërkohë që kryeministri ka tre ditë rresht që publikon me shkrim, ftesën për dialog pa kushte, Saliu dhe të paudhët e tij u bien të njëjtave daulle lufte frontale, duke bërë sikur ajo kryefjalë nuk ekziston!

LEXO DHE :  "Çdo ditë dëgjoj këngë të trishta", Rozana Radi tregon çfarë po i ndodh!

Koha për Dialog po mbaron dhe fushata e zgjedhjeve është pak ditë larg. Si të duan! Ne jemi edhe për pak ditë në dispozicion të dialogut. Ndërsa kush nuk e ka kuptuar akoma pse duhen bërë zgjedhjet në 30 qershor, le të rishohë shfaqjen e marrosjes së Saliut mbrëmë!”, thotëSpiropali

/e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.