Dëbimi i familjes shqiptare ngjall debate, ministria gjermane kundër vendimit
E Enjte 26 Tetor 2017, 08:08
Dritare.net
Pas vdekjes së babait, nga i cili varej e drejta e qëndrimit, në Gjermani ka mbetur vetëm djali 17 vjeçar, i cili është duke vazhduar shkollën për elektroteknikë.
Autoritetet për të huaj në nivel të qarkut kanë argumentuar se mbetja e tij nuk nënkupton se në mënyrë automatike duhet të mbeten edhe anëtarët tjerë të familjes.
Por, qarku nuk do të pengojë vizitat e ndërsjella në mes të anëtarëve të kësaj familjeje. Kështu, motra e madhe e 17 vjeçarit mund të vijë në Gjermani gjatë verës që vjen për të nisur shkollën profesionale./L.P./Dritare.net