Debati për Skënderbeun, Veliaj: Të bashkohemi, harmonia fetare s’duhet marrë si e mirëqenë
Dritare.net
“Jam posaçërisht i lumtur sot që, ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, nderojmë me medaljen e saj dy vëllezër, dy bashkëpunëtorë, dy komunitete vullnetarësh, bamirësish dhe njerëzish që me skuadrat e tyre bëjnë punë fantastike. Janë dy organizata me bazë besimi, njëra me besimin mysliman dhe tjetra me besimin e krishterë, por secila prej organizatave ka gjetur një shteg për të zgjidhur një problem”, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku përmendi edhe mesazhin e bashkimit që na vjen prej shekujsh nga Heroi ynë Kombëtar. “Mesazhi i Skënderbeut është të rrimë bashkë. Duke qenë bashkë, si sot, japim mesazhin e duhur. Të gjithë u ndjemë krenare kur para pak muajsh në Paris, krerët e besimeve të Shqipërisë parakaluan dhe u duartrokitën nga gjithë civilizimi perëndimor për atë harmoni. Harmonia fetare nuk është diçka që e marrim të mirëqenë, është diçka që duhet ta kurojmë përditë”, theksoi Veliaj, duke shtuar se duke qenë bashkë mund të arrijmë gjëra të mrekullueshme./L.P.- Dritare.net