Debati për pronat, dy arsyet pse teatri politik i PD duhet të marrë fund njëherë e mirë!

Nga Katerina Shehaj

Debati politik mbi çështjen e kompensimit të pronave, i ndezur nga Partia Politike duket se po përdoret prej saj si teatri i rradhës për interesat e ditës, pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur realisht dhe as sqarimet e GJEDNJ.

Ndërsa PD flet për shantazh, është e qartë se Denar Biba, në vitin 2014, në bisedën me Ledio Biankun nuk i kërkonte gjykatësit as që të favorizonte qeverinë shqiptare, aq më pak që të ndërhynte në një çështje të caktuar për kthim-kompensim pronash, por kërkonte të negocionte në parim një shtyrje afati për ekzekutimin e vendimeve të kompensimit të pronave.

Kjo sepse sipas Bibës, ekzekutimi i vendimeve në vitin 2014 mund të rëndonte financat e shtetit. Denar Biba thjesht i ka transmetuar gjyqtarit një qëndrim të qeverisë shqiptare duke u përpjekur të negociojë në parim, një kërkesë që ja ka bërë zyrtarisht edhe Gjykatës. Një lobim mëse normal, që çdo qeveri dhe çdo zyrtar mund ta ndërmerrte.

Nëse ky do të ishte rasti i një shantazi mbi një gjyqtar, një vepër penale, asokohe do të kishte ndonjë reagim nga Gjykata Europiane mbi shtetin shqiptar. Për katër vite rresht, që nga 2014-ta kur Bianku njoftoi presidentin e Gjykatës për komunikimin me Bibën nuk pati ndonjë akt nga GJEDNJ kundrejt qeverisë shqiptare që të tregonte si gjykata ishte shqetësuar për këtë “shantazh”.

LEXO DHE :  Vasilika Hysi dhe Albana Vokshi debatojnë ashpër te Qytet Studenti, banorët: Latë nam!

Në vitin 2015, qeveria shqiptare duke u nisur nga rishikimi i paketës ligjore mbi pronat ka kërkuar zyrtarisht më shumë kohë për këtë process nga Gjykata e Strasburgut. Asokohe Ministria e Drejtësisë ishte duke punuar me një draftligj të ri për kthimin dhe kompensimin e pronave e, përderisa ishte ende në momente reflektimi, konsultimi me ekspertët e Këshillit të Europës dhe të zyrës së regjistrit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, kërkonte edhe pak kohë e afat për të finalizuar këtë process.

GJEDNJ mori vendimin që të shtyhej shqyrtimi i këtyre rasteve në vitin 2016. Por ky vendim nuk kishte lidhje me ngjarjet e vitit 2014. Pas këtij sqarimi, debati duhet të mbyllet njëherë e mirë për dy arsye:

Së pari gjykata pranon që vendimi i vitit 2016 për të shtyrë shyrtimet e rasteve të pronësisë nuk ka lidhje, e as nuk është influencuar nga biseda mes dy miqve Denar Biba dhe Ledi Bianku.

Së dyti, kjo tregon se kërkesa e qeveriseë shqiptare për shtyrje afati paska qënë jo vetëm interes publik, jo vetem e drejtë, por edhe e pranuar nga GJEDNJ.

Përballë këtij sqarimi, bie e gjithë përpjekja e opozitës për të sajuar një debat të pavlerë për opinionin publik./Lexo.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.